Sejdiu për votimin në Asamblenë Parlamentare: Vendim që then barrierat

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbështeti anëtarësimin e Kosovës e ka quajtur vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën, përcjell KosovaPost.

“Sonte Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pas debatit që e zhvilloi, me vendimin që mori i dha një mbështetje të fuqishme Kosovës duke e miratuar kërkesën e e saj për të qenë anëtare e KiE. Vendimi i tillë do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave të BE-së. Duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetëve të Asamblesë Parlamentare në mbështegje Republikës së Kosovës, me plot bindje besoj se edhe Këshilli i ministrave do të vendosë pozitivisht për Kosovën”, shkroi Sejdiu në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika