Autoritetet e sigurisë në Kosovë e kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.
Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.
‘Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Milan Radoiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla gjatë konferencës për media në kampin e njësive speciale policore në Mitrovicë të Jugut, ku policia ekspozoi armët dhe pajisjet që ka gjetur në vendin e ngjarjes.