Në një postim në platformën X, Rubio theksoi se veprimet e Dodikut po minojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
“Veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, ka shkruar Rubio.
Veprimet e fundit të Dodikut, përfshirë kërcënimet për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare. Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka deklaruar se do të kundërshtojë çdo veprim që cenon Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.rtk.