Sot (dielë) rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.
Ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, përfundon apeli i Policisë së Kosovës.


























