Senati në Albany të New York-ut ka ndarë mirënjohje për Policinë e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
“Me datën 12 shkurt 2024, me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga Senati në Albany-New York u nda mirënjohje për Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mirënjohjen në emër të Policisë së Kosovës e pranoi Kapiten Lulzim Krasniqi ndërlidhës në SHBA.