Një grup prej qytetarëve serbë janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut, në një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kërcënimeve e shantazheve të Listës Serbe.
Protestuesit kanë shpalosur një pankartë panot ku shkruhej “Vuçiq, Kosmeti nuk të do!” Na tradhtove, nuk e duam as Asociacionin tënd! Na ke shitur!”.
Ata e kanë akuzuar Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”, shkruan Kossev.
Protesta ka nisur pak para orës 12:00.
Një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, tha se gjatë qëndrimeve në barrikda të gjithë kishin besuar se Vuçiqi donte të qëndronte dhe mbështeste serbët, por kjo nuk ndodhi.