Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 35 persona ndërsa u regjistruan 2.732 raste të reja me virus, transmeton Kosova Post.
Në spitale aktualisht janë 7.890 pacientë në mesin e të cilëve 266 në respiratorë.
Nga dje, 10.898 persona janë testuar dhe 2.732 prej tyre dolën pozitivë. Në të njëjtën periudhë, 35 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 5.735. Shkalla e vdekshmërisë është 0.89 për qind.
Gjithsej 642.208 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend ndërsa deri më tani 3.588.296 persona janë testuar.(AA)