Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar dje pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në territorin serb të organizuar nga një person me inicialet D.R., i cili po ashtu u arrestua policia serbe dy javë më parë si i akuzuar për veprën penale të spiunazhit, për leverdi të Shqipërisë.
Dazdareviç dyshohet se merrte direktivat nga D.R. për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të lokalit që ka përdorur Dazdareviq janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale së spiunazhit.
Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent VJT Jagodin sipas kallëzimit penal të BIA-s.