Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën e cila siç tha ai, është e kohës së ish-presidentit Vojsllav Koshtunica.
Gjatë deklarimit të tij para mediave pas takimit me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, Kurti tha se Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet të pavarur, gjë që është në qendër të marrëveshjes.
“Do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë që në qendër ka njohjen reciproke. Serbia nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe Kosova gjithashtu nuk mund ta pranojë Serbinë përderisa ajo ka një kushtetutë të tillë e cila është e kohës se ish-presidentit Koshtunica nga viti 2006. Dëshirojmë njohje reciproke e cila është në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.
Kryeministri poashtu konfirmoi udhëtimin e Besnik Bislimit drejt Brukselit për të vazhduar bisedimet Kosovë-Serbi.