Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga.
‘Blaugranat’ kanë triumfuar në derbin katalonas duke mundur Espanyol-in, me rezultat 3-1, të dielën në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit spanjoll.
Të besuarit e Hansi Flick edhe në duel me rivalin lokal, kanë vazhduar me performancën e mirë duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit.
Sulmuesi Dani Olmo (12’, 31’), shënoi dygolësh derisa me një gol në fitoren e Barcelonës kontribuoi Raphina, kurse, golin e vetëm për Espanyol-in e shënoi Puado (63’).
Në fakt, Espanyol-i skuadër në të cilën ishte titullar edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, shënoi edhe dy gola përmes Carrera-s dhe Tejero, por që u anuluan nga VAR-i.
Pas kësaj fitore, Barcelona shkëputët në krye të tabelës me 33 pikë, nëntë më shumë së Real Madridi, kurse, Espanyol-i zë vendin e 17-të me 10 sosh.