Kërcënimi në rritje nga Rusia, shtyn Shtetet e Bashkuara të planifikojnë stacionimin e armëve bërthamore në Britaninë e Madhe. Mbi bazë të një propozimi të detajuar nga The Telegraph, armatimet do të vendosen në bazën ushtarake RAF Lakenheath në Sufolk.
Dokumente të Pentagonit sipas medias britanike, zbulojnë kontratën për një strukturë të re dhe qëllime të Shteteve të Bashkuara për të pozicionuar atje testata nukleare, 3 herë më të fuqishme se bombat e Hiroshimës.
“Dokumentet e paredaktuara të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA, zbulojnë planet për një “mision bërthamor” që do të realizohet së shpejti në RAF Lakenheath”, shkruhet në artikullin e The Telegraph.


























