Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka anuluar vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19 për ushtarët në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti njoftoi se sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nënshkroi një deklaratë që heq vaksinimin e detyrueshëm për ushtarët.
Gjithashtu bëhet e ditur se komandantëve u jep kompetenca të ndryshme, si shpërndarja, detyrat dhe vendimet e tjera operacionale për ushtarët e pavaksinuar.
Megjithatë, Austin tha se do të vazhdojë të inkurajojë ushtarët që të marrin vaksinën COVID-19 sepse, siç tha ai, vaksinimi rrit gatishmërinë operacionale dhe mbron trupat.
Austin tha se komandantët mund ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për personelin në raste të veçanta.
Kongresi Amerikan miratoi një ligj që heq vaksinimin e detyrueshëm të ushtarëve.
Republikanët besojnë se kërkesa për vaksinim redukton numrin e njerëzve në shërbimin ushtarak. Megjithatë, disa zyrtarë të Pentagonit argumentojnë se praktika nuk është një faktor i rëndësishëm për t’iu bashkuar ushtrisë.