Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë.
Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiqi është duke e keqpërdorur Listen serbe per te nxitur tensione ne Kosove.
Sipas tij, presidenti serb është duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për targat.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovës për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Vela.


























