Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me ish-kryetarin Dimal Basha kanë vizituar fëmijët e prekur nga kanceri, të cilët po trajtohen në QKUK.
Ajo tha se këta fëmijë janë shembull i forcës, guximit dhe shpresës, shkruan KosovaPost.
“Çdo buzëqeshje e tyre, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat përballen, të prek zemrën dhe të kujton sa e çmuar është jeta. Këta fëmijë janë shembull i forcës, guximit dhe shpresës. Ata meritojnë dashuri, kujdes dhe mbështetje jo vetëm sot, por çdo ditë.”, tha ajo.


























