Xhubleta 100-vjeçare e krahinës Kelmend-Dukagjin, me përmasa 175×125 cm, është shitur në programin “ArtKand”.
Shitja ka ndodhur një vit pasi xhubleta shqiptare u mor në mbrojtje nga UNESCO. Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një e tillë kërkonte 6 deri në tetë muaj.
Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore.