Nëse keni zhurma bezdisëse në bark dhe nuk i dini as shkaqet as si ta trajtoni atë, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur.
Shkaktarët mund të jenë:
1. Intoleranca
Intoleranca ndaj ushqimit është shumë e zakonshme dhe vërehet kryesisht kur i referohen glutenit apo edhe produkteve të qumështit. Kjo mund të shkaktojë fryrje të stomakut për shkak të prodhimit të gazit gjatë tretjes së ushqimit, si dhe për shkak të konsumimit të tepërt të sheqernave të thjeshtë dhe ushqimeve të përpunuara.
2. Sëmundja celiake
Sëmundja celiake është një problem i tretjes që mundon shumë njerëz dhe është për shkak të paaftësisë së zorrëve për të thithur grurë, gluten, elb dhe thekër. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë trajtim specifik për ta të, por ajo që mund t’ju ndihmojë është ulja marrjes së sasisë së glutenit, këshillon abcnews.al.