Një djalë ka vrarë veten me armë zjarri sot në Shkodër.
Fillimisht ai ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij. Kjo e fundit i ka mbijetuar plagëve të marra.
Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një krim pasioni. Dyshja kanë qenë në një lidhje dashurie.
Detaje të reja janë zbuluar ngjarja e rëndë ndodhur në Shkodër, në Lagjen Mark Lula.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se në një automjet janë gjetur pa jetë dy të rinj, një vajzë dhe një djalë.
Sipas policisë dyshohet se pas një konflikti, djali ka vrarë me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas veten.
Polica ende po heton për zbardhjen e plotë të dinamikes dhe identitetin e viktimave.