Në ditët e para të rreshjeve të shiut në qytetin e Shkodrës, Xhamia e Plumbit noton në ujë. Depërtimi për tek kjo xhami është e pamundur, veçse me varkë, transmeton Kosova Post.
Ndërkohë që në brendësi të saj niveli i ujit është thuajse 1 metër. Imami i kësaj xhamie shprehet i shqetësuar për gjëndjen aktuale të kësaj xhamie e cila ka vlera të veçanta artitekturore dhe historike.
Sipas tij investimet në rrugët në afërsi të xhamisë kanë parregullsi përsa i përket kanalizimeve të ujrave të bardha të cilat devijojnë të gjitha tek xhamia e plumbit.
Rreshjet e shiut në ditët e para të nisjes së tyre kanë përmbytur lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës. Uji jo vetëm që ka bërë të pakalueshme rrugicat e brëndshme të kësaj lagjeje por ka hyrë dhe në brendësi të banesave. Në të njëjtën situatë me atë të lagjes Tepe ndodhen dhe banorët e lagjes Draçin. Sipas tyre këto lagje janë kthyer në vënd shkarkim ujrash pasi unaza e qytetit është mbi nivelin e këtyre lagjeve duke bërë që ujrat të devijojnë pikërisht në territorin e tyre.
Ndërkohë që problematikë tjetër duket se është edhe mos funksionimi i kanaleve kulluese duke bërë që ujrat të akumulohen duke i bërë rrugët të pakalueshme.