Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega në Prizren, shpall konkurs për pozitën:
– Mësimdhënës/e (1 pozitë e hapur, zëvendësim i pushimit të lehonisë ).
Kushtet për aplikim:
1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendin e punës për pozitën e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar në nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm në fuqi:
• Bachelor 240 ECTS;
• Sistemi katërvjeçar;
• Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), preferohet.
2. Dokumentacioni i kërkuar për pozitën e lartpërmendur:
2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor).
– Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
– Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional të arsimin të përgjithshëm;
2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
2.3. Dëshminë nga gjykata se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.5. Ekstraktin e lindjes;
2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.7. CV.
3. Afati i aplikimit
3.1. Koha e aplikimit është deri më 03.04.2025.
Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi është online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit, do të thirren në intervistë!
MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike – Dërgo Email në: kosova@turkiyemaarif.org
Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas skadimit të afatit, nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pakompletuara, nuk shqyrtohen dhe refuzohen.
Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:
Mob: + 383 (0) 45 103 666, Prizren
E-mail: kosova@turkiyemaarif.org