Komuna e Podujevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi i sallës së brendshme sportive në Shkollën `Ali Ajeti` në Sfeçël”.
Sipas njoftimit nga Komuna e Podujevës vlera e këtij projekti është 230 mijë euro, ndërkohë që, sipas kësaj marrëveshjeje MAPL-ja do të investojë 100 mijë euro, kurse komuna 130 mijë euro.