Shkollat mbeten të mbyllura të mërkurën në Teheran dhe në disa qytete të tjera pasi ndotja e rëndë e ajrit vazhdoi të godasë Iranin.
Mjegulla e dendur ka mbuluar kryeqytetin për më shumë se një javë, duke bërë që autoritetet t’u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.
Indeksi i ndotjes së ajrit ishte 162 të mërkurën.
Kritikët kanë fajësuar qeverinë për djegien e mazutit, një lëndë djegëse e rëndë dhe me cilësi të ulët që përdoret në termocentrale në vend të gazit natyror.
Qeveria ka mohuar përdorimin e karburantit në Teheran.
Ajri i Teheranit është ndër më të ndoturit në botë dhe mbylljet e shkollave për shkak të cilësisë së dobët të ajrit janë një dukuri e rregullt atje.
Smogu shkaktohet kryesisht nga trafiku i rënduar si dhe nga ndotja e fabrikave dhe zakonisht përkeqësohet gjatë sezonit të ftohtë.
Qyteti është i rrethuar nga kodra të larta dhe male nga tre anët. Teksa ajri i ftohtë dhe i ndenjur vendoset në luginë, ai bllokon emetimet e makinave dhe të tjera që nuk kanë si të largohen.