Numri i të vdekurve pas një sulmi izraelit që goditi pranë spitalit më të madh publik të Libanit në Bejrutin jugor tani është rritur në 18, thotë Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Ajo shtoi se në mesin e atyre që u vranë janë katër fëmijë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
60 persona të tjerë u plagosën kur të paktën tre ndërtesa rreth 50 metra nga spitali Universitar Rafik Hariri u shkatërruan në lagjen Jnah të hënën mbrëma.
Ushtria izraelite më parë tha se goditi një “objektiv terrorist të Hezbollahut” pranë spitalit – duke shtuar se spitali nuk ishte në shënjestër, shkruan BBC.