Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar se numri i viktimave në Koçan, ka shkruar në 59.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.
“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, ka theksuar Toshkovski.
Sipas tij, në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.