Nga Granit Sadiku, studiues i letërsisë
Ky artikull është një comentum i romanit më të ri të autorit nammadh, i cili bëri bujë gjithandej dhe ngjalli plot reagime. Ky nuk është tribut ndaj librit. As përzgjedhje preferenciale.Kuptimi i parë i termit “kritikë letrare” është kritika, e jo lavdërimi i shtirur. Një profesor imi dikur pati thënë se duhet tëshkruajmë vetëm për veprat që i duam. Por unë nuk mendova njësoj, prandaj më shkoi mendja se duhet të them dy tri fjalë për këtë libër.
Ta sqarojmë që nga fillimi: Ben Blushi është shkrimtari mëi madh shqiptar. Kështu do ai, kështu le të mbetet. Këtë e tha diku në një intervistë, në të cilën përveç kësaj, deklaroihisterikisht (pa dashur) se është edhe këngëtari më i madh shqiptar. Ai ngrihet si xhuxh në krahët e viganëve dhe pretendon se lartësia e tij vjen nga “madhësia”. Jo e pazakontë kjo përnjerëzit që nuk besojnë asgjë më shumë sesa motivin e tyre për vetafirmim. Pra, lexuesi që tani duhet ta bëjë diferencën: tëgjithë shkrimtarët shqiptarë ecin me një anë, ndërsa Beni ecën vetë.
Romani i tij i fundit “Jam Mysliman”, ka ngjallur një sërëreagimesh në shtresa të ndryshme shoqërore. Domethënë, qëllimi primar i autorit është arritur me sukses. Ky titull kontravers, nuk ka të bëjë me përkatësinë fetare të autorit e as me objektin real të titullit, por ka të bëjë me të kundërtën. Pra romani, në vend të këtij titulli, i përgjigjet më shumë titullit “S’jam Mysliman”. Ai do të mund të bënte atë që ka bërëBertrand Russell në librin “Pse nuk jam i krishterë”. Mirëpo, këtu situata ndryshon. Ai e zgjedh këtë temë, ngase i duket më e përshtatshme për t’u lavruar me plugun e tij të ironisë, satirës, dhe (padashur) të injorancës. Do të bëjë atë që ka bërë Selman Rushdie, dhe kështu ta imitojë (pa)dashtas modelin e shkrimtarit që loz me besimin, me sakralen, e me Zotin.
Vija narrative
Ky roman ka një vijë narrative e cila përfshin një cikël ngjarjesh që zhvillohen në dy dimensione. I pari dimension ështëai i shkrimtarit të romanit, i dyti dimension është ai i romanit i cili shkruhet brenda romanit – por që nuk publikohet kurrë. Nëmënyrë më koncize: personazhi kryesor është një shkrimtar, i cili tenton ta shfryjë tërë mllefin e tij të madh islamofob mbi shoqërinë, fenë, dhe madje edhe familjen e vet. Kështu, ai angazhohet seriozisht kundër këtij fenomeni, dhe shkruan pa ndalë kundrejt stërkeqjes së shoqërisë shqiptare, të cilës, gjoja se, po ia zë frymën islamizmi radikal. Ai është i martuar për sëdyti herë, me një grua që, siç e kupton më vonë, është radikale islamiste. Dhe komploti që zhvillohet mes saj dhe imamit tëRrugës së Kavajës, ngjall mëri të papërshkrueshme në psiqikën e tij. Ai, si karakter i brishtë e fragjil, nuk ka se ç’të bëjë mëshumë sesa të shkruajë e të shfryejë urrejtjen e tij ndaj këtij fenomeni. Ndryshimi i gjendjes së tij mendore arrihet kur e viziton Mekën së pari herë. Ky udhëtim, në fakt, nuk ështësimbol i kthimit të tij nga mosbesimi në besim. Ai është më shumë simbol i urrejtjes së madhe ndaj islamit në Shqipëri, duke krijuar si rrjedhojë ndarjen e shpikur e të pakuptimtë në“islamik” dhe “mysliman”. Kthimi i tij në Shqipëri rezulton nënjë katastrofë të madhe, ngase e tërë lagjja e Rrugës së Kavajës ngrihet në këmbë në shenjë indinjate ndaj shkrimtarit, ngaqë ky i fundit kishte publikuar në Facebook fotografinë e tij nga Meka. Për këtë ai detyrohet të kërkojë falje dhe në fund, përdhunë, ta pranojë fenë islame dhe detyrimisht të pajtohet me ideologjinë e radikalistëve, të cilët marrin primatin e udhëheqjes së tërëshoqërisë. Dhe gjeneralizon se po kështu, në mënyrë të dhunshme, e kanë pranuar islamin të gjithë shqiptarët.
Ideologjia
Ky roman i ngjan romaneve të ngarkuara ideologjikisht, tënjohura fort për lexuesin shqiptar nga periudha e para 50 vjetëve, të cilat kishin për qëllim çrrënjosjen e ideve të tjera dhe rrënjosjen e vetëm një ideje. Që në fillim, në paratekst, autori ia dedikon këtë roman myslimanëve. Po, cilëve myslimanë? Atyre që xhami e kanë familjen, Zot e kanë dashurinë, fe e kanënderin. Pra, ky sakralizim i shtirur, është pak a shumë kuptimi i një feje normale. Sipas tij, feja përmblidhet në vetëm këto kondikta. Çdo gjë tjetër jashta tyre, mbetet nën ombrellën e radikalizmit, e të revizionizmit…
Rruga e Kavajës është toponim kakotopik. Kjo vjen nga ideja e përhapjes së një atmosfere në të cilën çdo pore duket si një shkretëtirë arabe, në të cilën nuk ndodh asgjë më shumë e as më pak sesa ajo që lejon dhe ndalon feja islame. I vetmi mysliman simpatik në atë rrethinë është Ali Baba, i cili paraqet sinonimin e personazhit lojcak e të urtë në roman. Ndërsa, lexuesi i vëmendshëm e vëren se ky personazh, në aspektin ideologjik, paraqet imazhin e myslimanit mesatar nëbotëkuptimin e autorit. Ali baba është një plak i cili martohet me një vajzë jemenase dymbëdhjetë vjeçare. Ai është plak i cili e mban veten. Kujdeset për dukjen dhe fizikun e tij. Shkrimtarit i duket simpatik ai, dhe islami i tij ironikisht i pëlqen si model. Por, dukja e tij, vetëbesimi e vullneti, rrënohen kur e kupton se jemenasja dymbëdhjetë vjeçare e ka tradhtuar me një burrë tjetër. Atëherë ajo ndëshkohet me 99 të rëna, dhe kështu arrihet zbatimi i ligjit të sheriatit. Përkundër këtyre ndodhive, dhe përkundër shndërrimit të Rrugës së Kavajës në një “RepublikëIslamike”, policia, ushtria dhe strukturat shtetërore rrijnëduarkryq dhe nuk shohin vend për ndërhyrje. Kjo ështëkakotopia apo distopia e cila ndërtohet me një qëllim kryesor. Qëllimi është paraqitja e përhapjes së islamit si përhapje e njëmortaje, e cila kthen përmbys çdo liri, çdo dashuri, çdo jetë.
Ideologjia antiislame mund të vërehet përgjatë tërë leximit të romanit, por decidivisht e hetojmë në sekuenca të caktuara. Siç janë:
“Islami është treguar më i egër se komunizmi” – f. 15.
“…shtylla kryesore ku mbështetet islami është mungesa e dashurisë.” – f. 16.
“Sharia është një kuçedër që, edhe pasi fashistët ia shkurtuan të gjitha gjuhët dhe komunistët ia prenë të gjitha kokat, po ringjallet duke kollofitur njerëz në mes të rrugës.” f. 53.
“Myslimanët janë të lumtur, sepse mendojnë shumë pak. Ata ia kanë deleguar mendimet e tyre Allahut, i cili ështëpërgjegjës për t’u gjetur punë, për t’u dhënë një grua tëndershme dhe për t’u rritur fëmijët. Çfarë jete e mrekullueshme!” f. 67.
“Shkenca po ndryshon gjithçka, me përjashtim të Allahut” – f. 137.
Ndërgjegjësimi i shtirur në roman, që bëhet përmes figurës së Skënderbeut, i predikon lexuesit se duhet të ngrihet ideologjiakombëtare, e të rrënohet ajo islame. Ky po që është një paradoks i madh, që rrok sipërfaqe të gjerë në kontekstin tonë social. Nuk më ka rënë rasti ndonjëherë të lexoj ndonjë vepër letrare apo joletrare nga bota, e të has diku në diskutimin: feja apo kombi? Mirëpo, dihet, ne jemi ndryshe!
Kështu pra, shkrimtari ynë më i madh, zgjedh ta shkruajënjë roman që asocon në rrënimin e kësaj ideologjie. Skënderbeu është figura kryesore, e cila shënjon figurën hyjnore e ndërgjegjësore të tij. Mbulimi i shtatores së tij nga myslimanët në ditën e faljes së bajramit, shkakton indinjatë te “patrioti” mesatar shqiptar, i cili nuk e kupton se nga rregullat e faljes sënamazit është që është e ndaluar falja para figurave, busteve, apo imazheve. E shkrimtari ynë më i madh sikur e ka tejkaluar këtëfakt. Pra, ka injoruar esencën dhe ka vlerësuar aparencën. E kjo, është dëshmuar të jetë formula më e sigurt për teorinë e keqkuptimeve.
Ironia dhe blasfemia
Në këtë roman islami ironizohet si fe e imponimit, e myslimanët si njerëz të prapambetur. Jo vetëm, por edhe si njerëz që urrejnë, shajnë, bërtasin e vrasin. Imazhi i myslimanëve që ndërtohet në roman nuk është as i përafërt me realitetin e jetesës fetare në Shqipëri, e as me realitetin e porosive të fesë që dalin nga libri i shenjtë Kurani. Mirëpo, le tëudhëheqë imagjinata!
Në disa pjesë të tekstit, ballafaqohen me tendencë dy koncepte totalisht të kundërta: islami – komunizmi. Në kohën e xhaxhit Shqipëria ishte shpallur shtet ateist, dhe kjo ia kishte përligjur atij sistemi rrënimin e objekteve dhe kulteve fetare, e po ashtu edhe vrasjet e përndjekjet e klerikëve fetarë. Andaj, ngjasimi i termit “islam” me “komunizëm”, është si ngjasimi ifjalës “kasap” dhe “kurban”. Kjo paralele tendencioze bëhet për të treguar, në thelb, idenë e brumosjes së terrorizmit fetar. Por, ta krahasosh komunizmin si sistem me një besim fetar, përbën nëradhë të parë keqkuptim të termave, e pastaj edhe tendencëserioze në frikësim të njerëzve ndaj islamit – ushqim tëislamofobisë.
Kapitulli i dhjetë i romanit, paraqet skenat e vizitës nëvendet arabe nga shkrimtari dhe gruaja e tij, duke u ndërlidhur kështu me përshtypjet e tij për Arabinë, gjykimet për fenë, e cilësimet për profetin Muhamed. Ky kapitull është i mbushur i tëri me ironi dhe blasfemi. Kur ironizohet një strukturë e tërë religjioze, kemi të bëjmë me ironi totale. Pra, në këtë kapitull ironizohet e satirizohet feja islame. Ndërsa, blasfemia është stad tjetër i ironisë së kombinuar me satirë dhe epitet. Blasfemia shprehet kur bëhet diskutim rreth personalitetit të Profetit. Në këtë rast, krijohet ideja e portretimit të fytyrës së tij. Diskutohet themelimi i një firme për shitjen e parfumëve, rrobave, e ushqimeve me emrin “Muhamed”. Që do të thotë pra se, në kohën tonë moderne nuk duhet të konsiderohet profeti i islamit si “I shpalluri”, por të riaktualizohet si figurë artistike me karizmë, që do të përbënte interes për gjeneratat e reja, që janë tëdhënë kokë e këmbë pas teknologjisë së telefonave të mençur. Plus asaj, të shndërrohet emri i tij fisnik në mundësi bizensi, ashtu siç ndodh me shumë emra të famshëm nga jeta publike, përbën esencialisht blasfemi të ndëshkueshme, dhe gjuhëprovokuese ndaj myslimanëve.
Ky është ndër kapitujt më të gjatë, ngase nëpërmjet tij arrihet përçimi i idesë themelore të urrejtjes ndaj islamit. Islami, sipas shkrimtarit më të madh të vetëshpallur, është shpikje arabe. Mirëpo, përkundër mendimit që kanë pjesa dërmuese e islamofobëve për vendet arabe, autori në fjalë ruan mendim tjetër. Ai e shkruan këtë roman për të pretenduar se islami mëradikal e më ekstremist është ai shqiptar, ndërsa islami më i butëe më paqësor është ai në Arabinë Saudite. Qëllimi i paraqitjes sëShqipërisë si kakotopi mund të jetë i arsyeshëm në shumë sfera. Mirëpo, jo edhe në ato sfera të cilat dihen se nuk përkojnë fare me realitetin. Në Shqipëri s’ka pasur kurrë luftë fetare. Shqipëria është shembull i harmonisë ndërfetare. Në Shqipëri s’ka pasur kurrë ndëshkime në emër të fesë islame. S’ka pasur kurrëekzekutime në emër të fesë islame. S’ka pasur kurrë tendencë tëpërdhosjes së personaliteteve kombëtare nga myslimanët shqiptarë. Mirëpo, s’duhet të harrohet fakti që letërsia ështëtrillim dhe e vërteta nuk është qëllimi i saj. Andaj, gënjeshtra i falet letërsisë. Por, letërsisë nuk i falet po qe se përdoret si mjet propagandistik dhe urrejtjenxitës.
Ironia e fundit, që lidhet edhe me fundin e historisë, ështëkur personazhi kryesor vendos ta bëjë dallimin mes termit “mysliman” dhe “islamik”. Sipas tij, myslimanët janë engjëjt, ndërsa islamikët janë djajtë. Të parët janë tolerantët, ndërsa tëdytët janë radikalët. Të parët e pranojnë mendimin ndryshe, ndërsa të dytët ta heqin kokën po mendove ndryshe. Të parët jetojnë lumturisht me të tjerët, ndërsa të dytët janë hermetikë. Tëparët janë arabët, ndërsa të dytët janë shqiptarët.
Kjo ndarje, aq patetike dhe alogjike, jep të kuptohet se,autori ynë më i madh, s’ka lidhje me kuptimin e këtyre dy termave. Fjala “Islam” rrjedh nga folja arabe “Seleme” – që do të thotë përshëndetje, paqe, mirësi. Pra, “islamik” në këtëkuptim (me një përzierje gramatikash nga të dyja gjuhët) do tëthotë pasues i islamit, ai që e ndjek rrugën e islamit. E mysliman çka do të thotë? E njëjta gjë. Si të thuhet “lojëtar i futbollit”, si“futbollist”, është e njëjta gjë. Mirëpo, shkrimtari ynë më i madh, sigurisht se di diçka më shumë se ne! Ai, duke bërë këtëdallim, do që t’i kthehet konceptit të tij mbi islamin dhe taparaqesë se si duhet të jetë një mysliman. Pra, myslimani ështëai që iu flet të gjitha femrave për dore, ai që shkon në plazh me pushues të tjerë, ai që edhe pi ngapak alkool sa për qejf, ndërsa islamiku është ai i mbylluri që s’pranon me asnjë kusht t’i bëjëkëto punë. Ky është stereotip i llojit të veçantë.
Shpeshherë ndodh që kur dikush do të tallet me diçka,shndërrohet vetë në objekt talljeje. Ja pra, rasti konkret!
Cilësime letrare për romanin
Në këtë roman, vija më interesante e më intriguese ështëstili narrativ. Narratori që rrëfen, ndërkryen efektin poiumenon. Ky efekt është shumë i njohur, sidomos në teorinë e studimit tëletërsisë postmoderne. Poiumenon do të thotë ta shpjegosh procedurën e shkrimit të veprës të cilën lexuesi vetëm se ështëduke e lexuar. Pra, kur narratori bëhet aq komunikues me lexuesin, sa që i shfaq para tij tërë procedurat e punës dhe format e shkrimit të romanit. Ky efekt është, sipas vlerësimit tim, efekti më i mirë dhe më i këndshëm letrar në këtë roman. Përmes këtij efekti, shkrimtari arrin të shpjegojë se si do ta shkruajë romanin e tij, çfarë teme ka romani i tij dhe çka përmban ai, ndërkohë që lexuesi është duke e lexuar po atëroman, i cili është shkruar kaherë.
Ndërsa, për sa i përket përdorimit të figurave retorike, duhet të thuhet që ky roman mban në vete një sërë figurash monotone, të cilat çdo lexuesi me pak shije estetike, do t’i ngjallnin neveri. Përdorimi i figurave të gabuara në kontekste tëcaktuara, është si kombinimi i pashije i ngjyrave në një portret delikat. Ja për shembull njëra frazë, e cila përveçqë ngjall neveri, nxit edhe urrejtje:
“Xhamia e imam Xhelilit ishte thertorja e Shqipërisë, aty kofshët e saj ndaheshin në qindra pjesë, mëlçitëkalonin në grirësen e hakmarrjes, mushkëritëshpoheshin me shtizat e tërbimit, veshkat piqeshin nëprushin e shpagimit, ndërsa zemra digjej në zjarrin e padurimit.” (f. 110)
Pastaj, “…nata e uritur e lindjes filloi të hante pak nga pak byrekun e diellit në perëndim…” (f. 112.)
Pastaj edhe fjalia e cila, përveçqë është e shëmtuar dhe e pashije, është edhe ofendim i të gjithë myslimanëve: “Myslimanët e mirë u ngjajnë qenve shtëpiakë që lëshojnë jargëylberi nga dashuria për njerëzit…” (f. 164).
E plot të tilla mund të gjenden edhe në faqet 125, 145, 153, 171, 207, 210, etj.
Kjo shije e përdorimit të figurave retorike lë shumë për tëdëshiruar. Në radhë të parë dëshmon mungesën e sensit, dhe të finesës estetike të shkrimtarit tonë më të madh, pastaj dëshmon edhe mungesë të theksuar të potencialit letrar. Këto figura përdoren gjithmonë në kontekst të cinizmit dhe urrejtjes, prandaj janë aq të pahijshme dhe ngjallin aq neveri. Kjo, natyrisht, do t’i ketë shpëtuar shkrimtarit tonë më të madh!
Ky roman, me kaq shumë tendenca nxitëse e urrejtëse, kur u botua dhe doli në shitje në panairin e librit në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar, u shit me qindra kopje brenda një jave. Kjo është dëshmi se Ben Blushi është autori më i madh shqiptar, ngase sot kështu dëshmohet..! Mezi prisja ta merrja romanin e ta lexoja me shumë kujdes. Jo se prisja mrekullinë letrare, siç mund ta pres rëndom nga autorët që i lexoj me ëndje. Por vetëm desha ta vërtetoj, ndonëse veçse e dija, se sa kualitet letrar kanë“bestsellerët”. Dhe kështu, m’u kujtua ajo thënia e Borhesit, me të cilën na ngushëllonte A. Tufa ato ditë: “Nëse një libër artistik kalon tirazhin e shitjes mbi 5000 kopje, ai nuk është më libër por prostitutë…”


























