Partia e ekstremit të djathtë e Gjermanisë, Alternativa për Gjermaninë (AfD),ënë programin e saj e ka ta bëjë “shpërbërjen e kontrolluar” të BE-së një nga qëllimet e saj kryesore në zgjedhjet e ardhshme evropiane, me liderin e saj Tino Chrupalla duke thënë se edhe kryeministri hungarez Viktor Orban do të jetë një nga aleatët e tyre kryesorë, transmeton Kosova Post.
Propozimi i tij kryesor në programin me të cilin do të hyjë në zgjedhjet europiane, që pritet të ratifikohet në konferencën e partisë më 29 korrik, është “ shpërbërja e kontrolluar” e “BE-së autoritare”.
Megjithatë, Chrupalla është optimist se shpërbërja e BE-së mund të marrë formë dhe pritet edhe bashkëpunimi me partitë e krahut të djathtë në Austri dhe Hungari.
“Perspektiva është e mirë pasi tendenca globale është në favorin tonë,” tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.


























