Një zjarr shpërtheu në një anije kontejnerësh të ankoruar në Portin Jebel Ali të Dubait, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Kosova Post.
“Një zjarr është raportuar të ketë shpërthyer në një kontejner brenda një anije të ankoruar në Portin Jebel Ali”, tha Zyra qeveritare Mediatike e Dubait në një postim në Twitter.
Më tej thuhet se një ekip i mbrojtjes civile po punon për të shuar zjarrin. Nuk ka informacione për viktima.
Më herët kishte raportime për një shpërthim të madh, ndërsa përmasat e dëmit ende nuk dihen.
Pamje nga shpërthimi janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Shpërthimi ishte një “aksident” në një kontejner që mbante materiale të ndezshme, i tha Drejtori i Përgjithshëm i DMO Mona Al Marri kanalit televiziv Al Arabiya në pronësi të Arabisë Saudite,
Arabiya citoi policinë e Dubait të thoshte se shkaku mund të ketë qenë “fërkimi ose temperaturat e larta” gjatë muajve të nxehtë të verës.
Dëshmitarët në zonat e banuara midis 15 km dhe 22 km nga Jebel Ali kishin dëgjuar shpërthimin.
Shpërthimi është ndjerë në pjesën më të madhe të Dubait, ndërsa për fat të mirë deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar nga kjo ngjarje.
This was the explosion heard across Dubai tonight. Details to follow. Praying all are safe. Via @xmufaxsam_ pic.twitter.com/pGUPYx0rUj
— Lovin Dubai | لوڤن دبي (@lovindubai) July 7, 2021