Dy persona janë plagosur si pasojë e zjarri që ra këtë të martë në një depo municionesh në Krime.
Shpërthimi i depos vjen një javë pas një seri shpërthimesh në një bazë ajrore në gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një zjarr shpërtheu në një “vend për ruajtjen e përkohshme të municioneve të një prej njësive ushtarake”.
“Si rezultat i zjarrit, municioni i depozituar shpërtheu”, tha ministria, duke shtuar se nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se dy persona pësuan lëndime dhe se banorët vendas po evakuoheshin nga zona, derisa shpërthimet e municioneve vazhduan.
Autoritetet ukrainase ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.