Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raporton se kanë humbur jetën 11 pacientë që po merrnin trajtim si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 887 raste të reja nga 3,891 testime të kryera në total.
Janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.