Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në vendin tonë.
Mësohet se pas kryerjes të 6757 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid 1905 qytetarë.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.
Ndërkaq, në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor aktualisht 117 pacientë, 17 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Në të gjithë vendin janë 16,507 pacientë aktivë me Covid, ndërsa 710 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.