Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujtoi ditëlindjen e poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, me disa vargje të poezisë së tij “Shqipëri, o jetëgjate”.
Ndërsa kujton ditëlindjen e Naimit, Meta uron të gjithë shqiptarët.
“📚🇦🇱 Me këto vargje frymëzuese të poetit tonë të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Tij të lindjes. Herën tjetër mezi pres t’ju përshëndes me vargje të Naimit nga “Bredhi i Hotovës”!”, është shprehur Meta