Kombëtarja e Shqipërisë i ka nisur me humbje kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë janë mundur nga Anglia në ‘Wembley’, me rezultat 0-2, në sfidën e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Ashtu siç edhe pritej, Anglia ka qenë ekip dominues në duel me skuadrën shqiptare, sidomos në pjesëlojën e parë, derisa kuqezinjtë në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, u angazhuam mjaft shumë për të gjetur rrugën e golit, megjithatë tentimet e kombëtare shqiptare nuk ia dolën të thyen mbrojtjen angleze.
M. Lewis-Skelly (20’) zhbllokojë ndeshje pas asistimit të Jude Bellingham, derisa për rezultatin 2-0, u përkujdes Harry Kane (78’).
Pas kësaj disfatë, Shqipëria pas tri ditësh luan ndeshje e dytë kualifikuese për Botërorin e ardhshëm kundër Andorrës në Tiranë.