Shqipëria është goditur nga lëkundje të forta tërmeti në disa qytete.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.1 me epiqendër në Qarkun e Dibrës dhe me një thellësi prej 5 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Paraprakisht nga autoritetet shqiptare nuk ka informacione për dëme në njerëz dhe dëme materiale.