Shqiptarët e tri komunave në Serbi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po dënohen për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në institucione. Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi është dënuar plot pesë herë derisa në pritje të dënimit janë edhe përfaqësuesit tjerë. Politikanët atje thonë se po shkelen të drejtat elementare të shqiptarëve në Serbi, sepse Serbia është i vetmi vend në Ballkan që të dënon për vendosjen e një flamuri shqiptar.
Në Serbi mund të dënohesh për të pestën herë nëse ngritë flamurin kuqezi.
Edhe kësaj here u dënua pasi vendosi flamurin kombëtar shqiptar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ish kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi thotë se u dënua ai dhe Institucioni.
Mirëpo edhe në gjykatë që është institucion i drejtësisë, Mustafi thotë se iu shkelen të drejtat.
Mirëpo pavarësisht dënimeve, një veprim të njëjtë e bëri edhe kryetari aktual i KKSH-së, Nevzad Lutfiu.
Lutfiu më 28 nëntor vendosi flamurin kuq e zi dhe më pas mori thirrje nga Gjykata e Vrajës.
Me këto dënime po thotë se po shkelen të drejtat elementare të qytetarëve në Luginë, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
E pavarësisht dënimeve, ajo thotë se për festat e shqiptarëve, do të vazhdojë të vendos flamurin në objektin e komunës që ajo drejton.
Përveç përfaqësuesve politik në Luginë të Preshevës, për vendosjen e flamurit dhe bartjen e saj dënohen edhe qytetarët.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka reaguar fare për këtë.