Zyrë për Shqiptarët në Serbi, ka reaguar rreth presionit që po i bëhet Kosovës për vendimet e fundit rreth mbylljes së strukturave paralele serbe që kanë vepruar ilegalisht në Kosovë.
“Nëse mbyllja e këtyre strukturave paralele ngre shqetësime, atëherë arrijmë në përfundimin se nuk duhet të jetë problem nëse shqiptarët në Serbi krijojnë struktura paralele dhe nxjerrin pasaporta të Kosovës, apo nëse ne shqiptarët përdorim Lekun e Shqipërisë në Luginë? Apo do ta drejtonit akoma gishtin drejt qeverisë Kosovës”, shkruan Zyrë për Shqiptaret në Serbi në platformën ‘X’.