‘Analisti’ Fatmir Sheholli në Prime Time ka komentuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se një i tillë do të bëhet me ose pa kryeministrin Albin Kurti.
Sheholli, ka përmendur edhe vizitat e emisarëve duke theksuar se ata kanë ardhur për të mbledhur informacione se si shoqëria civile e sheh krijimin e Asociacionit.
“Kjo punë ka marrë fund, Asociacioni i Komunave Serbe me a po pa Kurtin ka me u bë. Për çka na kanë thirr amerikanët nëpër rezidenca e ambasada, e për çfarë po vin emisarët me u taku me shoqëri civile? Ata vin me marr informacione, me pa mendimin e shoqërisë si është. Ju ka ardh shpirti në fyt shqiptarëve, aman kryeni këtë punë se po dojmë me shku në Evropë, me marrë liberalizimin vizave.”, ka thënë Sheholli.
Tutje, analisti e ka komentuar edhe mënyrën se si Kurti ndryshoi qëndrimet rreth Asocacionit.


























