Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se produkti medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik), i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, është konfirmuar si i sigurt për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit.
Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike të kryera nga një Laborator për Kontroll dhe Cilësi jashtë vendit, si dhe në raportin e dërguar nga Departamenti i Farmako-vigjilencës në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).
“Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se produkti plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë për përdorim mjekësor.
ShSKUK, siguron qytetarët se mbrojtja e shëndetit të pacientëve mbetet prioritet i vazhdueshëm, andaj ka ndjekur të gjitha procedurat e verifikimit, deri në konfirmimin përfundimtar”, thuhet në njoftim.