Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës.
Policia bën të ditur se për rastin në fjalë janë arrestuar shtatë burra pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht tre burra të tjerë e një grua.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, e të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPORË-Rr. Ali Vitia, Prishtinë /05.09.2024-20:44. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.