Përpos mbledhjes që mbajti sot, Qeveria e Kosovës u mblodh edhe mbrëmë një mbledhje elektronike.
Shtesat prej 100 euro për pensionistët e fëmijët, Qeveria i ka ndarë paratë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike
Në një prej vendimeve të marra, Qeveria “ka ndarë 43,940,779 euro për zbatimin e masës 3.2 dhe masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike”.
Masa 3.2. në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike është masa “për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale”, ndërsa masa 3.5 është “Pagesa për lehonat e papuna”.
Të gjitha vendimet e marra të Qeverisë mbrëmë:
Ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 8,071,700 euro deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024;
Ndarë 43,940,779 euro për zbatimin e masës 3.2 dhe masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike;
Aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);
Aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet) për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanin dhe Leposaviqit;
Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10.01.2024, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/184 të datës 15.01.2024.g.e.