Një femër është arrestuar, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.
Rasti ka ndodhur të hënën në Shtime.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtime 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/