Është raportuar se në mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të Klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti “italiani”, i dyshuari për incidentin në lokalin “Bon Vivant”, të premten mbrëma, ku u vra një person dhe u plagosën 17 të tjerë.
Por, kjo u mohua nga drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ku për Gazeta10 ka thënë se nuk ka pasur të shtëna me armë.
“Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore, t gjitha ato janë dezinformata”, tha Jashanica.
Të dielën, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve që ishin të përfshirë në incident.
Njëri nga të dyshuarit Dukagjin Nikolla, i cili është në kërkim edhe nga FBI, është ende në arrati.
E Andi Pajaziti, “italiani” duhet t’i nënshtrohet edhe një operimi në krahror gjatë javës.


























