Pas festave të Krishtlindjeve, pritet një zbarkim i “forcave speciale” perëndimore për Ballkanin, të cilët po vijnë në Beograd me mision për të rritur presionin dhe për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
Siç shkruan “Novosti”, perëndimorët po nxitojnë sepse po afron përvjetori i fillimit të konfliktit ruso-ukrainas, 24 shkurti, i cili në qarqet diplomatike joformale është caktuar si afat deri në të cilin Beogradi dhe Prishtina duhet të paktën të bien dakord për draftin e marrëveshjes së ardhshme për normalizimin të marrëdhënieve.
Sipas informacioneve të mediumit serb “Novosti”, të paktën një duzinë diplomatë perëndimorë po planifikojnë të paketojnë valixhet dhe të nisen për në Serbi për të bindur udhëheqjen shtetërore serbe që të fillojë negociatat politike me palën shqiptare, e cila ka një plan franko-gjerman për Kosovën në thelbin e saj. “Ky dokument, edhe nëse i rafinuar, është i papranueshëm për Beogradin, sepse sipas informacioneve që dolën në opinion, ai ka në thelb njohjen e shtetit të Kosovës, pra nga Beogradit i kërkohet që të mos ta bllokojë pranimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara”, shkruan mediumi serb.