Rrugët për në Marec në aksin rrugor Prekoc – Fllotacio të Komunës së Prishtinës janë në gjendje të mjerueshme.
Banorët e këtyre fshatrave thonë se për shkak të gropave të hapura, shumë herë nuk ka arritur të depërtojë as ndihma e shpejtë e as zjarrfikësit, njofton Kosova Post.
Për këto punime sot ka reaguar edhe ish- nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.
Ja postimi i tij i plotë:
ASFALT N’LLOQ!
Kjo është cilësia e punimeve që po realizohen nga Ministria e Infrastruktures në aksin rrugor Prekoc – Fllotacion/Marec!
Kjo rrugë është dëmtua nga vërshimet e fundvitit 2020!
Nuk e di kush është menagjer i projektit, por kjo mënyr e punimeve nuk e përmbush as më të voglin kusht të cilësisë apo standardit të kërkuar!
Selam Liburnit dhe Hysenit….
Banorët përreth janë ankuar disa herë për dinamikën e punimeve, që si shkak i punëve jo të mira janë përballur me baltë dhe infrastrukturë jo të mirë. Ata madje thonë se është turp edhe për shumë zyrtarë të lartë që jetojnë në këto rrugë, dhe nuk bëjnë asgjë për to./KosovaPost/.


























