Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se e kanë zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Për Klankosova.tv, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka pohuar se ky vendim është marrë në mbledhjene sotme të KQZX-së.
Ndër tjera, ai ka shtuar shkak i shtyrjes së afatit është vështirësia e aplikimit të disa prej subjekteve politike.
“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024”.
“Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës”, ka thënë Elezi.
Subjektet që janë certifikuar deri në ora 14:00 sot:
- Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e nëntë (29) kandidatë;
- Subjekti politik i regjistruar PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM PAI (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: me gjithsejtë: tridhjetë e pesë (35) kandidatë;
- Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: trembëdhjetë (13) kandidatë;
- Iniciativa qytetare GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dhjetë (10) kandidatë;
- Iniciativa qytetare OPRE ROMA KOSOVA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;
- Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;
- Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë;
- Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: nëntë (9) kandidatë;
- Subjekti politik kandidat i pavarur FATMIR BYQYQI.10. Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë,
- Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë.