Është shtyrë sërish seanca ndaj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi për masën e sigurisë, tani pritet që të merret ditën e enjte në orën 10:00.
Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.
Ndërkaq, avokati i mbërritur nga SHBA, Joshua Robert nuk u lejua që të merrte pjesë në cilësinë e vëzhguesit në seancën e djeshme që zgjati disa orë./abcnews.al


























