“Na ishte dikur një mbret me një sy qorr, jo vetëm që kishte syrin e majtë qorr, por edhe dorën e djathtë e kishte më të shkurtër.
Por jo vetëm që ishte qorr në syrin e majtë dhe jo vetëm me krahun e djathtë më të shkurtër, por edhe i çalë.
Një ditë mbreti thirri piktorin e oborrit, për t’i bërë një portret, për t’ua lënë pasardhësve një kujtim. Dhe i tha kështu më pikturo të gjithin ashtu siç jam.
Si do t’ia bëjë, çfarë do të bëjë, piktori e pikturoi me saktësi mbretin ashtu siç ishtë: qorr dhe t’gjymtuar. Mirëpo kur mbreti pa pikturën, u tërbua dhe urdhëroi të shkatërrohet piktura dhe të ekzekutohet piktori.
Pastaj mbreti thirri një piktor tjetër. Ky tjetri e pikturoi bukur, duke ia korrigjuar të metat për ta shpëtuar kokën. Megjithatë, perandori u tërbua edhe më shumë se herën e parë dhe përsëri urdhëroi që piktori të ekzekutohej dhe piktura të shkatërrohej.
E më pastaj thirri një piktor të tretë. Në fund, mbreti ishte i kënaqur me mënyrën se si e kishte pikturuar piktori. Ai nuk i fshiu të metat e tij, thjesht ato i tregoi në mënyrën e vet. E pikturoi të gjunjëzuar, duke mbajtur një pushkë në shpatullën e djathtë dhe duke shënjestruar me një sy, që të mos shihej se nuk kishte këmbë, se krahun e kishte më të shkurtër dhe se nuk shihte në njërin sy.”
Shkruan: Nexhat Ibrishimoviq, tekstin e përktheu dhe e pështati Faton Gashi.