Shkruan: Daut Dauti
Diku mes Dublinit dhe Limerckut e leshova autostraden dhe u ndala ne njeren nga pushimoret. Ishte koha e drekes dhe hyra ne njerin nga restorantet qe sherbejne ushqim te shpejte.
Pasi e bera porosine ne banak, shkova te ulesha ne nje kend ku kishte disa tavolina. Aty tavolinat dhe dyshemene i pastronte nje njeri i moshes se mesme. Ishte i gjate kurse floket i kishte gjysme te thinjura.
‘Ku mund te ulem?’ e pyeta kete njeri.
Ai u ndal, me shikoi shkurtazi dhe pa pertese filloi te fliste, por shume ngadale qe jepte pershtypjen e nje njeriu te urte. Me tha se ne ato tavolina, duke bere me dore, nuk mund te ulesha se ende nuk i kishte pastruar, ne njeren mund te ulesha afer dritares, mund te ulesha ne nje tjeter me shpine nga dritarja dhe me shikim nga restorantet … Dhe vazhdoi keshtu deri sa une u ula ku ma mori mendja.
Pasi nderruam edhe disa llafe, ai me pyeti me miresi:’Me vjen keq qe po ju pyes e ndoshta nuk eshte teper, por prej nga jeni?’
‘Jam nga Kosova’ – thashe duke e nxjerre telefonin nga xhepi dhe duke besuar se ketu do te perfundonte biseda jone.
Ai u ndal dhe pak u mbeshtet ne bishtin e fshises e u zhyt shkurtazi ne mendime. Pas pak sekondave me pyeti:’A je nga Prishtina?’
‘Çkaaa’ – e pyeta veten i befasuar ne heshtje.
‘Kjo eshte befasi e kendshme per mua. Si e dini ju Prishtinen?’
Ai mori qendrim serioz dhe u pergjegj:
‘E mbaj ne mend nga viti 1999. I mbaj ne mend nga lajmet ku shfaqeshin kolonat e refugjateve, njerezit e debuar, femijet e vrare, grate e dhunuara …’
Pastaj u prezantuam dhe vazhduam biseden edhe per ca kohe, por une e nderrova temen per shkak se ‘pastruesi’ irlandez gati m’i perloti syte duke ma perkujtuar te kaluaren e Kosoves.
Ndoshta ne Kosove disa e kane harruar vitin 1999, por bota na njeh per shkak ndodhive te asaj kohe. Na njeh per shkak te vujatjeve tona.
Kur dola, e pershendeta per lamtumire. Ai ma ktheu duke m’u drejtuar me emer dhe duke me deshiruar çaste te kendshme ne Irlande. Une u ndjeva i nderuar dhe njekohesisht i turperuar se ia kisha harruar emrin qe ma tregoi para disa minutave.
Pastaj vazhdova rrugen dhe vizitova nje fshat te bukur qe quhet Adare dhe ku mund t’i shihni disa foto. Por, gjate tere kohes ne mendje me rrinte ‘pastruesi’.


























