Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

    KFOR-i: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

    IHMK: Nesër dhe pasnesër priten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

    Mot i ndryshueshëm gjatë fundjavës, temperatura deri në 12 gradë Celsius

    Besimtarët falin Bajramin me plisa në kokë (FOTO)

    Besimtarët falin Bajramin me plisa në kokë (FOTO)

    “Helikopterët ushtarak serb mbi Preshevë”, Rexhepi: Banorët kanë frikë të shkojnë në shtëpi

    “Helikopterët ushtarak serb mbi Preshevë”, Rexhepi: Banorët kanë frikë të shkojnë në shtëpi

    Trump do që Evropa të marrë drejtimin me Rusinë në të ardhmen

    Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

    Kurti udhëton për Vatikan, të enjten takon Papa Françeskun

    Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si po i mashtron Rusia-afrikanët, u premtua një shans për t’u arsimuar jashtë vendit, përfunduan në fabrikat e dronëve

20 Dhjetor 2024, 9:27
në Botë
Si po i mashtron Rusia-afrikanët, u premtua një shans për t’u arsimuar jashtë vendit, përfunduan në fabrikat e dronëve
Share on FacebookShare on Twitter

Atyre iu premtua një shans për të fituar para, për t’u arsimuar jashtë vendit dhe për të fituar përvojë pune. Në vend të kësaj, ato e gjetën veten duke montuar dronë ushtarakë në Rusi dhe, në një rast, ishin objekt i një sulmi ukrainas me dron.

Një numër raportesh investigative kanë hedhur dritë mbi një program rus të rekrutimit të fuqisë punëtore, që dyshohet se ka joshur me premtime të rreme gratë e reja afrikane të punojnë në një park industrial në Rusi. Ato janë detyruar të kontribuojnë në luftën e Kremlinit në Ukrainë.

Gra nga Uganda, Ruanda, Kenia, Sudani i Jugut, Sierra Leone dhe Nigeria kanë rënë pre e këtij programi, i cili i tërheq rekrutët kryesisht përmes reklamave për punë në internet.

Njoftime shtypi, si nga agjencia e lajmeve Associated Press, gazetat The Wall Street Journal, The Washington Post dhe media të tjera, kanë ekspozuar operacionin e quajtur “Alabuga Start”, por Zëri i Amerikës ka zbuluar se vendet afrikane kryesisht kanë dështuar të ndërhyjnë, ose të japin një përgjigje zyrtare mbi këtë praktikë. Disa madje duket se po bashkëpunojnë me entitetin rus që e drejton këtë program.

Enti i quajtur Zona e Posaçme Ekonomike Alabuga, ka intensifikuar përpjekjet për shtrirjen e rekrutimit në të gjithë kontinentin afrikan, thotë David Albright, themelues i Institutit për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare.

“Në disa nga hetimet fillestare të kësaj praktike, rekrutuesit në Afrikë ishin të pavëmendshëm kur u pyetën se ku po shkonin këto gra”, tha zoti Albright, duke shtuar se disa prej tyre tani e dinë se çfarë është duke ndodhur. Ai shpreson se kjo do të shkaktojë një “reagim nga këto qeveri ndaj programit Alabuga dhe mënyrës se si po rekrutohen këto gra.”

Eksperti David Albright tha se përfaqësuesit nga Alabuga vizituan kohët e fundit vendet si Sierra Leone, Zambia dhe Madagaskari, duke nënshkruar memorandume bashkëpunimi me organizata lokale, pavarësisht raporteve mbi praktikat mashtruese të rekrutimit dhe veprimeve të dyshimta të punës.

Zoti Albright thotë se gratë e reja detyrohen të punojnë me materiale toksike, të cilat, thotë ai, janë të ndaluara nga ligjet ruse të punës. Por qeveritë e vendeve afrikane kanë qenë gjithashtu të gatshme t’i angazhojnë qytetarët e tyre në programin “Alabuga Start”.

Zëri i Amerikës zbuloi një numër dokumentesh në internet që tregojnë se si ministritë e qeverive të disa vendeve afrikane kishin reklamuar zyrtarisht programin. Zëri i Amerikës kontaktoi me email dhe telefon autoritetet në Ugandë, Ruandë, Kenia, Sudanin e Jugut, Sierra Leone, Etiopi dhe Nigeri, por nuk mori asnjë përgjigje. Zëri i Amerikës gjithashtu kërkoi koment nga drejtuesit e programit “Alabuga” dhe Ambasada Ruse në Uashington, por sërish nuk mori asnjë përgjigje.

Rekrutimi me pretendime të rreme

Qyteti Yelabuga, i njohur si Alabuga në gjuhën lokale të komunitetit tartar, ndodhet 1000 kilometra në lindje të Moskës në rajonin e Tatarstanit. Vështirë se ai do të ishte një vend tërheqës për të rinjtë nga Afrika.

Por Zona e Posaçme Ekonomike Alabuga aty pranë ka ndërmarrë një fushatë të gjerë rekrutimi në kontinentin afrikan. Reklamat paraqesin pamje tërheqëse dhe optimiste mbi jetën në programin “Alabuga Start”.

Në një video që synon të tërheqë rekrutë të mundshëm, shihet një grua afrikane duke mbërritur në Alabuga, ku më pas fillon punën në një restorant, duke i shërbyer një të riu rus. Në fund të videos ajo kthehet në restorant si bashkëshortja e tij shtatzënë.

Reklama të tjera i tregojnë pjesëmarrësit duke punuar në ndërtimtari, pastrim dhe tmenaxhim magazinash, si dhe duke studiuar dhe marrë me sport me miqtë e tyre. Vetëm një video i shfaq gratë duke montuar drone, por në to nuk jepet asnjë shenjë se dronët kanë qëllime ushtarake.

Sipas faqes së pavarur ruse të lajmeve ‘Protokol’, programi synon kryesisht të rekrutojë gra në moshë të re, ngaqë organizatorët besojnë se burrat në moshë të re nga Afrika “mund të jenë shumë agresivë dhe të rrezikshëm”.

Hulumtuesit dhe gazetarët zbuluan se disa nga dokumentet e brendshme të programit, siç është raportuar nga zoti Albright dhe të tjerët, shpeshherë u janë referuar grave si “mulate” (përzierje racore afrikane dhe evropiane), një emërtim i vjetër racor, që tani gjerësisht konsiderohet si ofendues.

Nuk është vështirë të kuptohet popullariteti i programit tek të rinjtë afrikanë, thotë eksperti për marrëdhëniet Rusi-Afrikë, Maxim Matusevich, i cili është profesor i historisë botërore në Universitetin ‘Seton Hall’.

“Shumë prej këtyre shteteve kanë shifra shumë të larta të papunësisë”, i tha ai Zërit të Amerikës. Rusia “u ofron mundësi punësimi përmes ofertave joshëse, por mashtruese”.

Eksperti Matusevich beson se ‘Alabuga Start’ synon të zgjidhë problemin e mungesës së punonjësve në Rusi për shkak të kërkesës së shtuar të luftës në Ukrainë.

Sipas zotit Albright, kjo mungesë veprimi ka pasoja globale: ‘Alabuga Start’ po përfshin afrikanët e rinj në luftën e Rusisë kundër ukrainasve.

“Është një program shumë mashtrues, në kuptimin që aplikantët as nuk e dinin që do të punonin për një kompani që është nën sanksione amerikane dhe evropiane, që prodhon dronë të cilët përdoren me pasoja shkatërruese ndaj objektivave civile ukrainase, ndaj fabrikave të energjisë elektrike”, i tha ai Zërit të Amerikës.

“Andaj, në këtë kuptim, ata janë bashkëpjesëmarrës në krim, në një krim ndërkombëtar, duke marr parasysh që lufta ndaj Ukrainës është e jashtëligjshme. Ata po angazhohen në prodhimin e dronëve të cilët po përdoren ndaj objektivave civile, jo vetëm ndaj objektivave ushtarake”, shton ai.

‘Alabuga’ nuk e filloi punën duke shfrytëzuar gratë e reja afrikane. Më parë, të rinj rusë punonin për prodhimin e dronëve.

Në vitin 2019, zona e posaçme ekonomike krijoi programin e quajtur ‘Alabuga Polytech’, duke rekrutuar nxënës të shkollave të mesme ruse. Për dallim nga punonjësit nga kontinenti afrikan dhe shtetet e tjera, nxënësit rusë marrin pjesë në një program të kombinuar katër vjeçar studimi dhe pune, përmes një arsimimi të akredituar teknik dhe punës paralele në sektorin industrial.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2021, ky program u zgjerua, por u përballë me sfida. Kur programi kaloi në prodhimin e dronëve, ‘Alabuga’ u detyrua të lobojë tek autoritetet ruse për të ndryshuar ligjet e punës. Sipas raportit të muajit korrik të Institutit për Shkencë dhe Sigurinë Ndërkombëtare, ky ndryshim i lejoi ‘Alabugës’ të punësonte fëmijë nën moshën 18 vjeçare për të punuar me lëndë helmuese.

Pas pak kohe, prindërit filluan të ankoheshin për kushtet e punës: pjesëmarrësit po punonin në fabrikë me turne 12 orëshe dhe lëvizjet e tyre ishin nën kontroll të rreptë, sipas zotit Albright. Ai tha se që atëherë programi ndaloi së rekrutuari punonjës nën moshën 18 vjeçare.

Kur zona e posaçme ekonomike filloi programin ‘Alabuga Start’ dhe filloi të rekrutojë punonjës nga jashtë vendit në vitin 2022, programi u përqëndrua pothuajse tërësisht tek prodhimi i dronëve.

Sipas llogaritjeve të organizatës së zotit Albright, vetëm një e treta e studentëve të shkollës ‘Alabuga Polytech’ janë të angazhuar në prodhimin e dronëve, ndërkohë që në programin ‘Alabuga Start’, mbi 90 për qind e të punësuarve janë të përfshirë në prodhimin e dronëve.

Përkundër këtij dallimi të dukshëm, organizatorët duket se shpesh i kanë përzier dy programet, përfshirë edhe në disa raste ku pjesëmarrësit e ‘Alabuga Start’, të veshur me uniforma shkolle, shihen nëpër reklamat promovuese.

Zgjerimi i fundit i Alabuga-s në mesin e vendeve afrikane sinjalizon një rritje të përpjekjeve të saj për rekrutim.

Zëri i Amerikës zbuloi se qeveritë afrikane dhe qeveritë e vendeve të tjera në disa raste janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë. Ministria Federale e Arsimit e Nigerisë publikoi në faqen e saj të internetit një dokument që njoftonte për konkurset e hapura për ‘Alabuga Start’ në vitin 2023.

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Ugandës publikoi një njoftim të ngjashëm. Në faqen ‘Scribd’, një bibliotekë dokumentesh dixhitale, Zëri i Amerikës gjeti dy dosje, që duket se janë letra zyrtare nga ministritë e qeverive të Malit dhe Burkina Fasos, ku njoftohej se ‘Alabuga Start’ kishte rezervuar vende për pjesëmarrësit nga këto vende në vitin 2023.

Zëri i Amerikës gjeti gjithashtu një dokument nga Byroja e Punësimit dhe Trajnimit të Fuqisë Punëtore të Bangladeshit, që njoftonte për aplikimet e hapura për ‘Alabuga Start’ në vitin 2023.

Takimet e shumta të përfaqësuesve të zonës së posaçme ekonomike me diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë afrikanë, disa prej të cilave përfshinin nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, duket se sinjalizojnë një thellim të lidhjeve.

Zoti Albright thekson se fabrika e dronëve të zonës së posaçme ekonomike ka qenë një pikë kyçe e bashkëpunimit ruso-iranian gjatë luftës kundër Ukrainës.

“Alabuga është një zonë e posaçme ekonomike që në thelb ndërton dhe merr me qira, ose shet ndërtesa për industrinë civile”, tha ai. “Me luftën në Ukrainë, përfaqësuesit ndërkombëtarë u tërhoqën nga Alabuga dhe kjo bëri që drejtuesit e fabrikës të kishin nevojë për fonde. Më pas ata nënshkruan një kontratë me qeverinë ruse dhe qeverinë iraniane për të ndërtuar dronë”.

Fabrika e ‘Alabuga-s’ montoi kryesisht ‘Shahed-136’, dron kamikaz iranian.

Në gjysmën e parë të vitit 2023, rreth 100 studentë të fakultetit politeknik të ‘Alabuga-s’ udhëtuan në Teheran për të bërë trajnime dymujore për prodhimin e dronëve‘Shahed-136’, njoftoi gazeta ‘Washington Post’ në gusht të vitit 2023.

Pjesëmarrësit e ‘Alabuga Start’ përdoren kryesisht si punëtorë me aftësi të ulëta, për të kryer detyrat më të thjeshta në montimin e kornizave të dronëve. Atyre iu jepet një listë me 100 fjalë ruse që duhet të dinë për të marrë pjesë në program. Lista përbëhet kryesisht nga fjalori bazë, por gjithashtu përfshin disa fjalë të një niveli më të lartë: “të lidh”, “të heq”, “fabrika” dhe “detyrë”.

Në materialet promovuese të programit që ka parë Zëri i Amerikës kryesisht mungon natyra ushtarake e punës. Ai tregon se pjesëmarrësit punojnë në industrinë e shërbimeve, ndërtimit ose prodhimit industrial jo-ushtarak.

Një broshurë thekson se, pas përfundimit të kontratës me ‘Alabuga Start’, pjesëmarrësit kanë mundësinë të vazhdojnë të punojnë në baza të përhershme, të gjejnë një punë në një fabrikë tjetër të ‘Alabuga-s’ ose të regjistrohen në fakultetin politeknik.

Broshura përfshin gjithashtu imazhe që duket se tregojnë artikuj nga gazetat ‘Financial Times’ dhe ‘The Wall Street Journal’ me artikuj që lavdërojnë fabrikën dhe pagat e saj. Në realitet, imazhet janë redaktuar për të fshehur faktin se artikujt kanë të bëjnë me prodhimin e dronëve ushtarakë.

Kjo punë i ka vënë gratë afrikane në rrezik të drejtpërdrejtë. Më 22 prill, një dron ukrainas u përplas në konviktin ku jetojnë pjesëmarrësit e programit ‘Alabuga Start’.

Një ditë më vonë, ‘Alabuga Start’ publikoi një video ku shfaqej një grua nga Kenia, një nga pjesëmarrëset e programit, e cila tha se do të shkonte të punonte në një kafene. Pjesëmarrësja tha se ajo kishte ardhur për të punuar dhe studiuar në faklutetin politeknik ‘Alabuga’ dhe jo në ‘Alabuga Start’.

“Ata që sulmuan bujtinën tonë sot janë barbarë të vërtetë dhe meritojnë dënim serioz”, tha ajo. “Ata donin të na frikësonin. Por unë dua t’ju them se nuk ia dolën. Ju nuk do të më trembni, sepse Alabuga është një vend i fortë dhe ne do të mbijetojë”.

*Ky artikull është një bashkëpunim midis Divizionit të Afrikës të Zërit të Amerikës dhe Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës./ Zëri i Amerikës

Etiketat: RusiSudani i Jugut
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

10 muaj më parë
Trump: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Trump: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

10 muaj më parë
Pse Trump po këmbëngul në një paqe të shpejt në Ukrainë?

Trump mund t’i bashkohet bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

10 muaj më parë
Protesta masive në Bratislavë kundër Ficos: Sllovakia është Evropë, jo Rusi

Protesta masive në Bratislavë kundër Ficos: Sllovakia është Evropë, jo Rusi

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH