Patatja është një nga perimet më popullore të nëntokës. Përveç përdorimit të larmishëm në kuzhinë, patatja përdoret edhe për lëkurën dhe flokët.
Lëngu i patates në veçanti është i mrekullueshëm për rritjen e flokut, siç do ta mësoni në këtë artikull.
Përfitimet e lëngut të patates për rritjen e flokut
Patatja përmban vitaminat B dhe C. Ajo është gjithashtu e pasur me zink dhe hekur të cilat e ushqejnë flokun në rrënjë dhe promovojnë rritjen e tij.
Lëngu i patates është shumë i mirë për pastrimin e skalpit nga zbokthi dhe parandalon rënien e flokut.
Për më tepër, nëse e kombinoni me mjaltë dhe vezë, ku lëng shërben si një zbutës mjaft efikas.
Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokut
Lajeni një patate dhe qërojani lëkurën. Prijeni në copa të vogla dhe futeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë dhe e qullët.
Nëse pureja është shumë e trashë mund të shtoni pak ujë. Hiqeni purenë e patates së freskët nga mikseri dhe hidheni në një napë të pastër.