Kur mijëvjeçarët zbuluan ilaçin për lehtësimin e dhimbjeve organike njerëzorë, ata nuk parashikuan që me këtë do sigurojnë̈ edhe vdekjen e tyre (pacientëve).
Shkruan: Shqipdona Brahaj
Ndër shekuj mjekësia është̈ konsideruar si shpëtim për t’ia lehtësuar njeriut jetën, më saktësisht njeriu të gëzojë shëndet optimal në një botë jo shumë të njohur nga ai e aq më pak duke mos njohur urtësitë e tij trupore.
Por sot gjendemi përballë një gërmadhe varrezash pacientësh, të pakuruar, si pasojë e mungesës aparaturale, e njëkohësisht keqësimit financiar nga ana e familjarëve të të lënguarëve nga sëmundje të ndryshme.
“Të mjerët” siç thoshte Hygo, po përpiqen t’i rezistojnë një tendence të pandërgjegjëshme nga ana e mjekëve specifik në ambientet tona shëndetësore, gjersa udhëheqësia e vendit eksploron ngjyra fasadash se cila i shkon më bukur hollit spitalor me murin gjysmë të plasaritur, mungesa e kushteve elementare si një nga të drejtat e garantuara sipas konventes vjeniane po forcon dhimbjen jo vetëm të sëmurëve por edhe vet familjarëve të tyre në sy të një gjendjeje të tillë sahariane.
Të sëmurët tanë siç duket ngushëllimin e vetëm e gjejnë tek thënia gojore tradicionale “Duhet të vdesësh nga diçka”, kështu duke injoruar e aq më pak marrë parasysh masat që parandalojnë vdekjen.
Kur mendojmë për problemet shëndetësore duhet të kemi parasysh shkaqet e zakonshme të vdekjes por jo vetëm, kurse njeriu sot më shumë i kushton rëndësi këtij fakti shqetësues për të, sesa për mungesën e kushteve shëruese të cilat janë unike dhe të sigurueshme varësisht nga vendi ku jeton.
Shqetësimet urgjente shëndetësore të cilat janë kamufluar në vendin tonë shpresmbytës janë të panumërta, duke theksuar: mungesa e ilaçeve në reparte të caktuara, kostoja e lartë e tyre në ambiente farmaceutike, papastërtia në shtretërit për terapi specifike, po ashtu numri i kufizuar i tyre kundrejt numrit më të madh pacientor, gjë që rrjedhimisht këto kushte udhëtojnë në vuajtje ose cilësi të dëmtuar të jetës në vend që të shkaktojnë vdekjen e drejtpërdrejtë.
Shmangia e vdekjes së parandalueshme është një masë e rëndësishme ndaj shëndetit, megjithëse jo e vetmja. Pra, para se të vajtojmë dhembshëm në pakohë, një informacion mbi shkaqet e vdekjes është me interes jo vetëm për shkak të asaj që mund të thotë për mënyrën se si ne jetojmë, por do të na vetëdijesonte drejt ndërhyrjeve të sofistikuara me ndihmën e aparaturave mjekësore, nëse jo këtu s’paku jashtë vendit, atje ku gjelbërohet jetesa mbi tokë, e jo ku “varroset” nën tokë!