Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshevë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se nga nesër do të nisë grumbullimi i qenve endacak, përcjell KosovaPost.

“Ju informojmë se nga data 17.09.2024, do të fillojë grumbullimi i qenve endacak në qytetin tonë. Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për qentë tuaj shtëpiak dhe të mos i lëshoni jashtë pa mbikëqyrje”, ka shkruar ajo në facebook.

Ajo ka thënë se qentë endacak janë bërë shqetësim për sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve përgjithësisht.

“Është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces për ta bërë qytetin tonë më të sigurt për të gjithë”, ka bërë thirrje Sinani.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika